Juventus mposhti Salernitanën 2-0 dhe shkon tashmë në vetëm një pikë nga Interi në funksion të ndeshjes direkte. I mjaftoi një pjesë loje bardhezinjve, të cilët kaluan në avantazh me një Dybala të frymëzuar dhe dyfishuan me Vlahovic. Rezultat i sigurt pas vetëm gjysmë ore lojë dhe i menaxhuar pa vuajtje të mëdha nga lojtarët e Allegrit. Salernitana u tregua vërtetë e rrezikshme në vetëm një rast, në pjesën e dytë, me një pritje të Szczesny ndaj Bonazzolit.

Juventus arrin rezultatin e tyre të gjashtëmbëdhjetë pozitiv radhazi, duke mundur Salernitanën, skuadra që mbyll renditjen, me një 2-0 që e ngjit skuadrën e Allegrit vetëm një pikë pas Interit, i treti në renditje me një ndeshje për të rikuperuar. Një sukses, ai i Juventusit, i cili vjen menjëherë pas eliminimit nga Champions League dhe në mënyrë bindëse. Me pak fjalë, Juve tregon se e ka kapërcyer tronditjen e daljes nga Europa dhe është gati për sprintin final të 8 ndeshjeve të fundit të Serie A, që do të rifillojë pas pushimit për kombëtaret, e planifikuar për fundjavën e ardhshme. Madje edhe firmat e golave janë për t’u theksuar, duke pasur parasysh momentin historik te Juventusi: zhbllokoi ndeshjen pas 5′ Dybala, që nuk shënonte që nga 15 janari i kaluar dhe që nesër do të përjetojë një ditë kyçe në cështjen e rinovimit dhe Vlahovic, i cili rikthehet për të shënuar pas dy ndeshjesh mungesë. E për dyshen e sulmit bardhezi është hera e parë që shënojnë gol në të njëjtën ndeshje.

Serie A Italy
Venezia 0-2 Sampdoria
Empoli 1-1 Verona
Juventus 2-0 Salernitana