Stërvitje speciale për Romën me José Mourinhon. Në fakt, që nga mbërritja e tij në Trigoria, trajneri portugez, si një perfeksionist i vërtetë, ka kërkuar të instalohet një ekran gjigand në fushën e stërvitjes për të analizuar skemat e lojës para, gjatë dhe pas seancave. Por aplikimi teknologjik i verdhekuqve nuk ndalet këtu, sepse ekipi ndiqet vazhdimisht nga lart nga një dron ‘projektues’ që kap çdo detaj nga një pamje e privilegjuar. I njëjta që u përdor nga portugezi edhe në provën e së dielës në shtëpi kundër Ternanas, të drejtuar nga Cristiano Lucarelli, i sapo ngjitur në Serie B.