Talenti i Neymar, autor i një dygolëshi dhe i Kylian Mbappe’, në gol edhe francezi, i evitoi Paris SG (këtë ndeshje pa Lionel Messin) të bënte një hap fals në fushën e Bordeaux, të cilëve në fund nuk i mjaftuan golat e Elis dhe M’Baye Niang për të arritur rezultatin: përfundoi 3-2 për parisienët që tani kanë dhjetë pikë (34 kundër 24) më shumë se Lens i vendit të dytë në renditje, e që dje mposhti Troyes 4-0. Neymar shënoi të dy rastet falë asistimeve nga Mbappe, në mbyllje të aksioneve spektakolare, e pas golit të parë hoqi fanellën e PSG-së për të treguar një bluzë poshtë saj në të cilën kishte një dedikim për këngëtaren braziliane Marilia Mendonça, shoqja e tij (ajo kishte kënduar, në vitin 2019, në festën e ditëlindjes së O Ney) që humbi jetën ditët e fundit në një aksident ajror, në moshën 26-vjeçare.

“Do të jem fansi yt i përjetshëm, mbretëreshë e vuajtjeve,” shkruante dedikimi. Fraza e Neymar ishte kompletuar nga shprehja “RIP MM”, një akronik që do të thotë “pusho në paqe”. Edhe kur shënoi golin e dytë, Neymar mendoi për të, duke bërë një zemër me duart e tij dhe më pas duke treguar qiellin.

Nga ana tjetër, duhet theksuar sjellja negative e tifozëve parisien, të cilët hodhën disa herë objekte drejt tifozëve vendas. Në Lille, tifozët kontestuan kampionët e Francës, të cilët nuk kanë fituar që nga fillimi i tetorit, pasi Angers, 7 minuta nga fundi, barazoi me Ounahi, golin e realizuar në start nga Losc.