Rezultate surprizë, edhe pse kualifikimet nuk u vunë në diskutim nga Arsenal, Roma e Granda, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Tottenham, që mposhet 2-0 në Zagreb, duke e marrë kualifikimin pas kohëve shtesë.

SHAKHTAR – ROMA 1-2
Në kthimin e 1/8 të Europa League, Roma mposhti sërisht Shakhtar Donetsk e u kualifikua për herë të parë në cerekfinalet e kompeticionit (vajtja në 8/4, kthimi në 15/4). Pas 3-0 në Olimpico, në Kiev përfundoi 2-1 për skuadrën e Fonsecës. Borja Mayoral zhbllokoi ndeshjen me kokë në fillimin e pjesës së dytë, duke blinduar kualifikimin (48′). Barazimi i Junior Moraes në minutën e (59′) nuk shqetësoi aspak verdhëkuqtë që e kishin të sigurtë kalimin e raundit, madje për të përligjur forcën shënuan edhe golin e fitores së dytë ndaj ukrainasve në minutën e 72′, po me Borja Majoral, me asist të Carles Perez.



ARSENAL – OLYMPIACOS 0-1
Fitorja në Pire 1-3 i kishte dhënë sigurinë e duhur Arsenal, ku në Emirates të priste Olympiacos për ndeshjen e kthimit, me grekët të detyruar të shënonin tre gola për tu futur në lojë. E megjithatë Gunners duket se e morën me shumë qetësi dhe lejuan kundërshtarin të bënte lojën, duke shënuar edhe golin e fitores në minutën e 51 me El Arabi. Goli kujtoi anglezët se mund të rrezikonin dhe Arsenal e rriti ritmin pa mundur të barazojë, por si pasojë e presionit të londinezëve Olympiacos mbeti me 10 lojtarë në 7 minutat e fundit kur Ba mori dy kartonë të verdhë në një minutë.

MOLDE – GRANADA 2-1
Spanjollët kishin fituar me dy gola diferencë në shtëpi, por kundër Moldes rrezikuan ta komplikonin kualifikimin e tyre vetë, pas autogolit të shënuar në minutën e 29 nga Vallejo. Molde tentoi ta shfrytëzonte situatën, por në anën tjetër kishte kualitet dhe eksperiencë. Pikërisht eksperienca i zgjidh ndeshje të tilla dhe Roberto Soldado shënoi në të 72 golin që vlente kualifikimin. Moldes do ti duheshin tani edhe tre gola, gjë që i preu këmbët lojtarëve edhe pse në fund me 11 metërsh, arritën të merrnin fitoren që vlen vetëm për moralin. Hestad u tregua i saktë nga pika e bardhë, por në cerekfinale shkon Granada.



DINAMO ZAGREB – TOTTENHAM 3-0
Mendohej e lehtë për Tottenham që në Zagreb, për tu përballur me Dinamon, shkonte me avantazhin 2-0 të ndeshjes së parë. Skuadra e Mourinhos ishte favoritja e madhe, por pa filluar ende ndeshja, sepse në fushë kroatët treguan forcën duke e cuar fillimisht ndeshjen në shtëse e duke e marrë më pas kalimin në cerekfinale, me kënaqësinë e të eleminuarit të një skuadre e trajneri të madh si Spurs dhe Special One. Vendosi një tregolësh i Orsic, që hapi serinë e golave në minutën e 62, ndërsa barazoi ndeshjen e parë 7 minuta nga fundi. Në shtesë është akoma ai ndëshkuesi i anglezëve dhe në minutën e 106 shënoi edhe golin e kualifikimit.