Dy skuadrat angleze Manchester City e Liverpool kanë siguruar fitoret e para në ndeshjet e vajtjes cerekfinale të Champions League. Skuadra e Guardiolas arriti të mposhtë në Etihad 1-0 Atletico Madrid, në një ndeshje të bllokuar për më shumë se një orë me anglezët që e zgjidhën me De Bruyne. Në Portugali, Liverpool imponohet 1-3 ndaj Benficas, duke shënuar dy herë në pjesën e parë e duke iu përgjigjur pastaj golit të Nunez me trisin e fiksuar nga Luis Diaz.

MANCHESTER CITY 1-0 ATLETICO MADRID
Për 70 minuta u duk se Simeone kishte gjetur armën e duhur për të rrëmbyer një 0-0 ndaj City, një barazim që do të kishte vlerën e një fitoreje. Të gjithë mbrapa për të mbrojtur portën dhe për kualifikimin gjithçka shtyhet në ndeshjen e kthimit në Madrid. Por mjaftoi një çarje në mur, e shfrytëzuar nga De Bruyne, për të rrëzuar kështjellën e iluzioneve të Simeones. City fitoi, edhe pse ngushtë, por në kthim Atletico nuk do të kufizohet vetëm në mbrojtje, në tentativë për të përmbysur këtë 0-1 dhe për të arritur gjysmëfinalen.

Filozofitë e lojës së Guardiolës dhe Simeones janë riprodhuar në mënyrë perfekte në fushë, që në fillim. Siç pritej. City rrëmbeu topin kur gjyqtari fishkëlleu dhe nuk e lëshoi kurrë, Atletico u rrudhos rreth zonës së rreptësisë dhe prej andej nuk del për asnjë moment. Rezultati është një ndeshje që për futbolldashësit është një torturë e vërtetë. Sepse muri i ngritur nga spanjollët nuk lë të kalojë asgjë dhe kështu Citizens e gjetën veten duke luajtur njëzet metra larg portës pa mundur të bëhet kurrë i rrezikshëm. Gabimet e Rodrit (shumë) dhe, në një pikë të caktuar, edhe të De Bruyne ishin simptoma e nervozizmit në rritje të anglezëve. Zotërimi i topit nga City ishte rreth 70%, por në fund të pjesës së parë është e qartë për të gjithë se nuk do të mjaftonte për të fituar.

Në fillim të pjesës së dytë City duket se mund të jetë më efektiv në sulm, ndërsa Llorente e gjeti veten dy herë përballë Edersonit dhe dy herë gaboi keq (megjithatë në rastin e parë pati një offside të dukshme). Pep Guardiola ndryshoi me Gabriel Jesus, Grealish dhe Foden. Dhe pas vetëm një minute ky i fundit i dhuroi një top perfekt De Bruyne, i cili duhej vetëm ta dërgojë në rrjetë. Të mërkurën e ardhshme riluhet në Madrid dhe Simeone do të duhet të mendojë diçka: një mur tjetër nuk do të mjaftojë për t’u kualifikuar.

BENFICA 1-3 LIVERPOOL
Liverpooli futi këmbën në gjysmëfinale pas fitores 3-1 në Da Luz në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Benficas dhe javën, që kulmon të dielën me ndeshjen e madhe në Premierligë kundër City, e nis në mënyrën më të mirë. Ishte skuadra e Klopp që bëri lojën menjëherë dhe mori kontrollin e ndeshjes duke shtypur Benfikën në gjysmën e vet. Ritmet ishin të larta, Salah humbi mundësinë ballë për ballë me portierin dhe, më pas, vetë Vlachodimos u tregua i vëmendshëm ndaj Keita, por ishte vetëm provat e përgjithshme për Reds: avantazhi arriti në minutën e 17′ në një goditje këndi, kur Konatè kërceu mbi të gjithë dhe shënoi me kokë. Benfica duket e hutuar dhe e tensionuar, kështu që dyfishimi ishte në ajër: në minutën e 34, Manè shënoi golin e dytë, pas spondit me kokë të Diaz.

Megjithatë, në fillim të pjesës së dytë, muzika ndryshoi papritur dhe çuditërisht njerëzit e Verissimo ngushtuan diferencën pas vetëm katër minutash: Konatè gaboi në mënyrë sensacionale spastrimin e zonës, në krosimin e Rafa Silvas, topi përfundoi te Nunez i cili mposhti Alisson. Ishte një moment pozitiv për luzitanianët, të cilët morën guximin dhe mund të barazonin në minutën e 60′ me Everton, i ndalur nga Alisson. Portieri brazilian ishte protagonist edhe në minutën e 83, kur rrezikoi shumë me topin në këmbë, por më pas shmangu rrëmujën me presionin e Rafa Silvës. Ndeshja dukej e destinuar për 2-1, por skuadra e Klopp ka ende forcën për sulmin e fundit, vendimtari për të rezervuar gjysmëfinalen: sugjerimi i Keitas është për Diaz, që kapërceu Vlachodimos në dalje, duke shënuar 3-1 me portën bosh. Tani për anglezët ata do të shkojnë në ndeshjen e madhe në Premier kundër City që mund t’i vlejë titullin, më pas do të kthehen në Anfield për të shkuar në gjysmëfinale.