Tirana sfidon Covid dhe mposht 2-3 me përmbysje në transfertë kampionët në fuqi të Teutës, duke marrë vendin e parë në renditje. Një rezultat shumë i rëndësishëm për Shehin, që mposht skuadrën e vendlindjes, duke i zbritur nga froni, të paktën në javën e pestë.

Me vetëm Hoxhallarin të sakrifikuar nga minuta e parë eSeferin, Ngo’o e Ismajlgecin në pankinë ende jot ë gatshëm për të përballuar gjithë ndeshjen, bardheblutë bënë startin blitc, duke shënuar me Xhixhën, golin më të shpejtë të javës. Tirana u tërhoq ndoshta më shumë se cduhej dhe barazimi erdhi në minutën e 16, kur Kallaku gjeti kokën e Ivanoviç, tepër i saktë në realizim.

Me rifillimin e lojës, ritmi i ndeshjes u bë frenetic me tre gola në 14 minuta, duke kaluar nga përmbysja në përmbysje. Në të 49 Najdovski në tentativë për të ndalur Acquah e dërgoi topin në rrjetën e Bekajt, për autogolin më klasik. Vetëm dy minuta zgjati euphoria, sepse një pasim brilant i Seferit për Totre ktheu barazimin, me Qirkon që nuk mund të bënte asgjë. E atëherë, me zemër e kualitet bardheblutë kompletuan përmbysjen me një super gol të Limajt nga goditja e dënimit. Goli i dytë në kampionat për mesfushorin, që shtangu portierin me trajektoren e topit.

GOLAT E MBRËMJES NË “ELBASAN ARENA”