Një mbrëmje që dha konfirmime, kualifikime dhe vuri në dyshime disa të tjerë, në raundin e pestë të Champions League. Chelsea e tregon veten në lartësinë e statusit kampion Europe, duke shpartalluar në cdo drejtim një Juventus apatik, që humb kështu vendin e parë të grupit një ndeshje nga fundi. Komplikohet për Barcelonën pas 0-0 me Benfikën në Kamp Nou, sepse tani Xavi duhet të shkojë në Mynih të kërkojë të paktën një pikë.

GRUPI E
Bayern Mynih është padroni i konfirmuar i grupit, me fitore e pestë radhazi, 1-2 edhe ndaj Dinamo Kiev, që është jashtë cdo objektivi. Gjithcka për vendin e dytë luhej në Kamp Nou me Barcelonën e Benfican që ndahen nga vetëm dy pikë. Xavi, në të parën në Champions në pankinën katalanase, nuk shkon më shumë se 0-0 përballë portugezëve, duke e bërë ndeshjen e fundit vendimtare. I gjithë problemi është se kur Benfica të presë në Lisbonë, blaugranat duhet të shkojnë në bëjnë rezultat në Mynih, në shtëpinë e Bayern të pamposhtur.

GRUPI F
Manchester United e zgjidhi cështjen me fitoren në transfertë me Villareal, duke siguruar vendin e parë, por Atalanta dështon të përfitojë e ndalur në 3-3 në Zvicër, përballë Young Boys të vendit të fundit. Vetëm me goditjen e lirë të Muriel në minutën e 88, Atalanta barazoi 3-3 ndaj Young Boys dhe shmangu eliminimin në javën e pestë të fazës së grupeve të Champions League. Lojtarët bergamaskë, dy herë në avantazh me Zapata (10′) dhe Palominon (51′), lejuan rikthimin zviceran të nënshkruar nga Siebatcheu (39′), Sierro (80′) dhe Hefti (84′), por kolumbiani shmangu telashet më të këqija për Gasperinin. Tani duhet një fitore ndaj Villarrealit në ndeshjen e fundit për tu kualifikuar në fazën e 1/8, me spanjollët që avancojnë edhe me një barazim.

GRUPI G
Lille fiton ndeshjen dhe i merr Salzburg vendin e parë në Grupin G me 8 pikë, ku është gjithcka e hapur për në ndeshjen e fundit me të gjitha skuadrat të përfshira. Jonathan David në minutën e 31 vendosi ndeshjen, duke i dhënë tani shansin kampionëve të Francës që të jenë në krye të grupit. Salzburg me 7 pikë tani duhet të bëjnë kujdes nga Sevilla që shkoi të fitojë 2-0 ndaj Wolfsburg, duke kaluar gjermanët (5) në renditje me 6 pikë. Jordan në minutën e 13 dhe Mir në të 97 i kanë dhënë shpresa andaluzianëve për ndeshjen e fundit kundër Salzburg.

GRUPI H
Juventus rrëzohet keq në Ligën e Kampionëve. Në raundin e pestë të Grupit H, Chelsea shkatërroi 4-0 skuadrën e Allegrit, duke marrë të drejtën e kualifikimit dhe duke hedhur një hap të sigurtë drejt vendit të parë në grup. Provë e madhe e të besuarve të Tuchel në Stamford Bridge. Në pjesën e parë Chalobah (25′) zhbllokoi ndeshjen duke zgjidhur një rrëmujë në zonë, ndërsa momenti që mund të ndryshonte ndeshjen ishte shpëtimi në linjë i Thiago Silvas në parabolën e Moratas. Nga aty pastaj vetëm londinezët në fushë me James (56′), Hudson-Odoi (58′) dhe Werner (95′), që i dhanë përmasa fitores së tyre dhe dështimit të bardhezinjve. Pak rëndësi kishte 1-1 mes Malmoe e Zenit që janë jashtë cështjeve kualifikim, me rusët që kanë siguruar vendin e tretë.




Group E Champions League
Dynamo Kyiv 1-2 Bayern Munich
Barcelona 0-0 Benfica
Group F Champions League
Villarreal 0-2 Manchester United
Young Boys 3-3 Atalanta
Group G Champions League
Lille 1-0 FC Salzburg
Sevilla 2-0 Wolfsburg
Group H Champions League
Chelsea 4-0 Juventus
Malmo FF 1-1 Zenit St. Petersburg