“Çfarë është kjo?”, Merih Demiral në Tëitter ka ndezur polemikat në ërfundim të ndeshjes që Roma fitoi 1-0 kundër Atalantës. Për qendërmbrojtësin turk, ndërhyrja e pësuar në lojë nga sulmuesi i verdhekuqve, Tammy Abraham është një faull për karton të kuq. Ish-mbrojtësi i Juventus tregoi, me një postim në Twitter, shenjën e lënë nga kundërshtari gjatë ndërhyrjes dhe nis polemikën duke publikuar videon e ndërhyrjes dhe foton e gjendjes së këmbës.

 

Një foto e vetme, në lartësinë e këmbës, në dhomën e zhveshjes, ku demostrohet e djathta me shenjat e takave të Tammy Abraham pak poshtë gjurit. Pa e komentuar, Merih Demiral, mbrojtësi i Atalantas, ka thënë fjalën e tij edhe në profilin zyrtar në Instagram për t’u ankuar për episodin e minutës së 21 të pjesës së parë, që i la tre “vrima”, në ndeshjen e luajtur në Olimpico kundër Romës. Sulmuesi verdhekuq, i cili zgjidhi ndeshjen 11 minuta më vonë, me këtë rast mori karton të verdhë nga arbitri Massa e jo të kuqen, që do të kishte ndryshuar fatet e ndeshjes.