Boxing Day në Premier League ofroi një ngarkesë golash dhe emocionesh. Manchester City mposhti Leicesterin me një rezultat të jashtëzakonshëm 6-3 (dygolësh i Sterling) dhe shkëputet në vendin e parë, aktualisht +6 ndaj Liverpool. Fitore dërrmuese edhe për Arsenalin, 5-0 në fushën e Norwich të fundit në renditje, ashtu si edhe për Tottenhamin të Antonio Conte, i cili likuidoi Crystal Palace 3-0. Në ndeshjen tjetër, Southampton mposhti West Hamin me një rezultat spektakolar 3-2, me Brojan që nuk shënoi, në fushë për 81 minuta, por fitoi një penallti.

MANCHESTER CITY–LEICESTER 6-3
Një Manchester City me dy fytyra mposhti Leicesterin dhe provon të shkëputet në krye të Premier League. Të besuarit e Guardiolës fituan 6-3, duke vuajtur më shumë se sa pritej në pjesën e parë, por fluturojnë në +6 ndaj Liverpoolit të dytë për momentin. Citizens dominuan në fillim të ndeshjes dhe pas 25′ minutash ishin në avantazh 4-0: goditja e De Bruyne, goli i Gündogan dhe penalltitë e shënuara nga Sterling dhe ish-Marez duket se e mbyllën ndeshjen shumë përpara se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë, City ul plotësisht vëmendjen dhe Leicester rikthehet, duke përfituar nga hapësirat në kundërsulm. Në dhjetë minuta Maddison, Lookman dhe Iheanacho firmosën një 4-3 të bujshme që trembi vendasit, të cilët reaguan falë goditjes me kokë të Laportes dhe dyfishimit të Sterling në minutën e 87-të. Boxing day i sjell Manchester City fitoren e nëntë radhazi në Premier League, ndërsa Leicester vazhdon të qëndrojë në mes të tabelës.

NORWICH–ARSENAL 0-5
Arsenali konfirmoi një formë të shkëlqyer duke siguruar fitoren e katërt radhazi në Premier League, pas fitores 5-0 ndaj një Norwich që nuk u fut kurrë në ndeshje. Gunners e bënë menjëherë të thjeshtë ndeshjen, duke e zhbllokuar në minutën e 6′ me diagonalen e majtë të Saka në fund të një aksioni të shkëlqyer koral. Odegaard është fanari i londinezëve dhe në minutën e 43 fantazisti shpiku asistin e dytë të ditës, duke parë përfshirjen e Tierney: anësori fluturoi në të majtë dhe shënoi golin e dytë. Goditja e Sakas, në gjysmën e pjesës së dytë, me një tjetër diagonale me të majtën largoi çdo dyshim për rezultatin e ndeshjes, ndërsa më pas penalltia e Lacazette në minutën e 84 dhe goli i Smith-Rowe në shtesë, përfunduan rezultatin në 5-0. Të besuarit e Artetës, mbeten në vendin e katërt, në 35 pikë, ndërsa Norwich, në humbjen e katërt radhazi, është i fundit me 10.

TOTTENHAM–CRYSTAL PALACE 3-0
Një Boxing day i lumtur për Antonio Conten, i cili likuidoi Crystal Palace me një rezultat të pastër 3-0 dhe mbetet në ritëm të plotë për një vend në Champions League. Tottenhami kapërceu një pengesë delikate, duke zhbllokuar ndeshjen pak pas gjysmë ore, kur Harry Kane shfrytëzoi kundërsulmin e perfeksionuar nga asisti i shkëlqyer i Lucas Mouras. Ky është goli i nëntë i sulmuesit në karrierë në Boxing Day, që e lejon atë të arrijë Robbie Fowler në krye të kësaj renditjeje speciale. Spurs e vendosën ndeshjen në kasafortë në pak minuta: në minutën e 35 Lucas Moura ndërtoi dhe përfundoi një kundërsulm tjetër, duke ushënuar me kokë në krosimin e Emerson Royal. Pak më vonë Zaha i la miqtë me dhjetë lojtarë për një lëvizje të dorës që i dha kartonin e dytë të verdhë. Heung-Min Son, në minutën e 74, sërish në një asist të Lucas Moura, fiksoi rezultatin në 3-0. Tottenham është i pesti me 29 pikë, por me ndeshjet për t’u rikuperuar ata ende mund të futen në 4 më të mirët.

WEST HAM–SOUTHAMPTON 2-3
Southampton rikthehet të fitojë dhe del nga zona delikate e rënies nga kategoria. Saints, të udhëhequr nga Armando Broja, mposhtën 3-2 West Hamin, që me humbjen e dytë radhazi fillon të rrëshqasë nga zona evropiane. Lojë emocionuese që në fillim: miqtë u zhbllokuan në minutën e 8′ me të majtën e Elyounoussi nga hyrja e zonës, vendasit kërkuan golin e barazimit, por e gjetën vetëm me hyrjen në fushë të Michail Antonios, të cilit iu deshën vetëm 3′ pas rifillimit për të gjetur konfidencën me golin. Në minutën e 60′ Ward-Prowse kaloi sërisht Saints në avantazh me penalltinë e fituar nga Broja, ndërsa në të 66′ Benrahma u përgjigj sërish (pas një asisti të Bowen) për 2-2 që qendroi në forcë deri 20 minuta nga fundi. Southampton kishte nevojë të kthehej të fitonte dhe e arriti avantazhin e tretë e përfundimtar në minutën e 70, kur Bednarek goditi saktë me kokë në goditjen e lirë të Ward-Prowse për të realizuar golin e 3-2. Saints ngjiten në 20 pikë, ndësa West Ham mbetet në 28.


England Premier League
Manchester City 6-3 Leicester City
Norwich City 0-5 Arsenal
Tottenham Hotspur 3-0 Crystal Palace
West Ham United 2-3 Southampton