Mbrëmja e të mërkurës në Champions ka nisur me fitoren e Real Madrid dhe frenimin e Milan, që shtyn takimin me fitoren e parë në kompeticion pas rikthimit. Kuqezinjtë tani vetëm një mrekulli mund ti bëjë të shkojnë në 1/8, ndërsa Real Madrid kryeson grupin pas 2-1 me të cilin likuidoi Shakhtar, falë golave të 1000 dhe 1001 të historisë të firmosur nga Benzema.

GRUPI B
Pika e parë në Ligën e Kampionëve për Milanin e Piolit, që në San Siro nuk shkoi përtej 1-1 ndaj Portos, që ngjitet në kuotën e pesë pikëve në renditje. Pjesa e parë ishte e gjitha nën shenjën e luzitanëve me të besuarit e Conceiçao që morën avantazhin shumë shpejt. Në minutën e 6′ Luis Diaz ndëshkoi prapavijën e kuqezinjve, ndërsa para pushimit ishte Tatarusanu ai që mbajti në lojë Milan, duke i dhënë një mundësi më shumë. Italianët u rikthyen në pjesën e dytë, duke gjetur golin e barazimit me autogolin e Mbemba në krosimin e Kalulu. Tani për Milan asnjë nuk është më në duart e tyre dhe shpresa e vetme për të mbajtur gjallë ëndërrën kualifik është një fitore e Liverpool në Anfield Road kundër Atletikos, që aktualisht ka 4 pikë.

GRUPI D
Real Madrid përsërit fitoren e arritur ndaj Shakhtar Donetsk në Ukrainë (edhe pse me një rezultat më të ngushtë) dhe bën një hap më tej drejt kualifikimit për në fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve. Në sfondin e Santiago Bernabeut, përfundon 2-1 në favor të Carlo Ancelottit me Blancos që fluturojnë në krye të grupit me 9 pikë. Merengues e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 14: pasi mori një top të sikletshëm nga portieri, Marlon e humbi nën presionin e Vinicius, i cili i shërbeu Benzema asistin për golin më të thjeshtë. Modric gati dyfishoi, por Shakhtar barazoi rezultatin në minutën e 39 me një të djathtë të fortë nga Fernando, që përfundoi nën traversë. Një mrekulli e Courtois, po ndaj Fernandos e mbajti rezultatin në 1-1 dhe kështu, në minutën e 61, Benzema firmos avantazhin e ri të Real në fund të një aksioni për manual: trekëndësh mes Vinicius dhe Casemiros, që me thembër i pason francezit që lirë në zonën e vogël. Numri 9 shënoi si golin numër 1000 dhe 1001 të Real Madridit në historinë e tij të Champions League.