Italia dështon të kualifikohet drejtpërdrejt në Kupën e Botës 2022 dhe do të detyrohet të përballet me play-off-in për të tentuar të fluturojë në Katar. Kundër Irlandës së Veriut, kampionët e Europës nuk shkuan përtej 0-0 në fund të një ndeshjeje tejet të komplikuar dhe emocionale. Fitorja në të njëjtën kohë e Zvicrës ndaj Bullgarisë i zbret në vendin e dytë të grupit të besuarit e Mancinit, të cilët do të luajnë gjithçka në play-off në fund të marsit.

Në Grupin F Danimarka dhe Skocia e kishin siguruar venmdin e parë dhe të dytë, pavarësisht fitores së Highlander 2-0 kundër danezëve kryesues. Kështu, fitorja e Austrisë 4-1 ndaj Moldavisë vlen vetëm për vendin e katërt, sepse edhe Izreaeli, ndonëse rrezikoi jo pak, nuk gaboi përballë Ishujve Faroe.

E ekzagjeruar Anglia që brenda tre ditësh mes Shqipërisë e San Marinos shënoi 15 gola pa pësuar asnjë. 10-0 fitojnë të besuarit e Southgate që e mbyllën Grupin I me vetëm një barazim e të gjitha fitore . Në vendin e dytë Polonia ishte e fiksuar, pavarësisht se humbi 1-2 në Varshavë me Hungarinë. Skuadra e Rossit duhet të shpresonte në një humbje të Shqipërisë me Andorran në ndeshjen e fundit për ti zbritur kuqezinjtë në vendin e katërt, por në fund ruajti të njëjtin vend që kishte përpara ndeshjeve të fundit të grupit.

UEFA Qualification: 1st Round: Group C World Cup
Northern Ireland 0-0 Italy
Switzerland 4-0 Bulgaria
UEFA Qualification: 1st Round: Group F World Cup
Austria 4-1 Moldova
Israel 3-2 Faroe Islands
Scotland 2-0 Denmark
UEFA Qualification: 1st Round: Group I World Cup
Albania 1-0 Andorra
Poland 1-2 Hungary
San Marino 0-10 England