Bayern Mynih dominon dhe mbetet me pikë të plota në Bundesligë, të cilën tani e kryeson i vetëm pas tre javëve të para. Bavarezët mposhtën fatkeqin Bochum, i shkatërruar 7-0 në Ruhrstadion dhe asnjëherë në garë: dygolësh për Mané, në gol edhe Sané dhe de Ligt, i cili bëri debutimin e tij si titullar. Përfundoi 1-1, ndërkohë, mes Eintracht Frankfurt dhe Këln: një paraqitje e shkëlqyer për Luca Pellegrinin, në ndeshjen e tij të parë me fituesit e Europa Leagues së fundit.

BOCHUM-BAYERN MUNICH 0-7
Pavarësisht mungesave të Musialës dhe Davies, Bayern mposht Bochum në Vonovia Ruhrstadion: ndeshje pa histori, me bavarezët që fituan 7-0 dhe u hakmorrën për humbjen e pësuar sezonin e kaluar (4-2). Miqtë kaluan të parët në avantazh: Sané, i ndihmuar nga Coman, shënoi me një goditje të shkëlqyer në hyrje të zonës. Numri dhjetë është lideri i Bayern në fillimin e ndeshjes, duke krijuar tre raste për shënim. Dyfishimi i bavarezëve kundër një Bochum në mëshirë të fatit arriti në minutën e 25-të: goditje nga këndi e Kimmich dhe devijimi i De Ligt, i cili në debutimin e tij si titullar, shënoi golin e 2-0. Vendasit e komplikuan edhe më shumë vetë ndeshjen, duke lejuan Coman të përfitojë nga një gabim në zonë për 3-0. Mané iu anullua një gol me VAR për një prekje me dorë, por shënoi golin e katërt në minutën e 42-të me një të majtë precize. Muzika nuk ndryshoi në pjesën e dytë: Coman fitoi një penallti në minutën e 57-të dhe Sadio Mané e transformoi për dygolëshin e tij personal duke i cuar shifrat në 5-0. Bochum nuk mbrohet dot dhe Gamboa, në përpjekje për të parandaluar Sané, befasoi Riemann, që nxorri topin nga rrjeta për herë të gjashtë. E pak minuta më vonë i takon Gnabry, i cili mori përsipër, të shënojë golin e 7-0. Përfundon kështu: Bayern mposht Bochum me një rezultat të pakëndshëm 7-0 dhe i vetëm kryeson Bundesligën me 9 pikë në tre ndeshje.

EINTRACHT FRANCFURT-KOLN 1-1
Eintracht-Koln përfundoi në barazim pas një sfide të balancuar në Deutsche Bank Park. Një rezultat i drejtë, me dy skuadrat që u anulluan për një pjesë të mirë të fraksionit të parë: Borré pati shansin fillestar dhe më pas mbretëroi ekuilibri, deri në finalen interesante. Eintracht shkoi afër golit me debutuesin Luca Pellegrini, i cili erdhi nga Juventusi për të zëvendësuar Kostic, ndërsa miqtë u bënë të rrezikshëm me Hector dhe Adamyan. 0-0 në pushim, që vazhdoi edhe në minutat e para të pjesës së dytë, pavarësisht presionit të vendasve: Luca Pellegrini sërisht pranë golit, pastaj i takoi Kolo Muanit të angazhojë dy herë prapavijën e Këlnit. Sfida u zhbllokua në minutën e 71-të: Kamada, i cili sapo ishte futur në fushë, shënoi nga goditja e dënimit duke mposhtur Schwäbe me ndihmën e një devijim të lehtë. Eintracht u shty përpara, dhe menjëherë ishte afër dyfishimit: Alario dhe Ndicka humbën raste të çmuara. Gol i gabuar gol i pësuar, me barazimin e Këlnit në minutën e 82-të, firmosur nga Jan Thielmann. Përfundoi 1-1 në Deutsche Bank Park, një rezultat i drejtë për atë që kishin treguar dy skuadrat. Fitorja e parë e Eintracht nuk arrin akoma, duke u ndalur në dy pikë në tre ndeshje.