Pas një përshkrimi të të mirave që sjell Bashkimi Europian, në spotin e ri të PD-së del Lulzim Basha duke i kërkuar shqiptarëve të bashkohen me të për të futur Shqipërinë në BE.

Lideri i opozitës garanton se e di si arrihet anëtarësimi në familjen europiane.

“U bë shumë kohë pa një arritje të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne kemi gati evndin në familjen europiane. Ashtu siç punova fort për ta bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe lëvizjen e lirë, është koha për të ecur të sigurt drejt anëtarësimit në BE. Unë e di si arrihet kjo, bashkë mund ta bëjmë realitet. Bashkohuni me mua!”- shprehet Basha në video.