Ëndrra e Ukrainës ndalet një hap larg Kupës së Botës. Të besuarit e Petrakov rrëzohen 1-0 në Cardiff dhe i thonë lamtumirë kualifikimit, në Katar shkon Uellsi që kthehet në fazën finale të një kompeticioni botëror për herë të parë që nga viti 1958. Autogoli i Yarmolenkos në një goditje dënimi të Bale, befasoi ekipin kombëtar të verdhebluve, më pas portieri Hennessey u kujdeset për të ndaluar Malinovskin dhe shokët e tij të skuadrës. Kështu, Uellsi futet në grupin B me Anglinë, Shtetet e Bashkuara dhe Iranin.

Ukraina e përfshirë në luftën me Rusinë pushtuese, besonte se mund tia dilte, pasi kaloi në gjysëmfinale Skocinë. Sytë e të gjithë vendit në fakt ishin të përqednruar në ndeshjen e Cardiff, ku vendosi një episod i pafat. Ukraina u përplas në murin e Uellsit dhe duhet t’i thotë lamtumirë ëndrrës për të arritur në Kupën e Botës 2022. Një kualifikim që do të kishte shumë kuptime, një sukses që do të kishte shkuar përtej sportit, por në fund është Uellsi që shkon në Katar, për herë të parë në finalet e një Botërori që nga viti 1958. Bale dhe shokët e tij të ekipit do të jenë në grupin B me Anglinë, Shtetet e Bashkuara dhe Iranin. Megjithatë duartrokitjet janë të gjitha për kombëtaren ukrainase, që doli me kokë shumë lart nga stadiumi i Cardiff.