Atletico Madrid rigjen fitoren në La Liga duke mposhtur Betis Sevilla me rezultatin e pastër 3-0. Colchoneros zhbllokuan ndeshjen me Carrasco në pjesën e parë dhe bënë diferencën në pjesën e dytë me një autogol të Pezzellas dhe realizimin e Joao Felix. Tri pikët vlejnë vendin e katërt në kampionat, por vetëm -2 nga kreu. Ndeshja mes Cadiz dhe Mallorca përfundoi 1-1: miqtë kaluan në avantazh në minutën e 29 me Babën, ndërsa Negredo barazoi rezultatin me penallti në minutën e 93.

Atletico Madrid kthehet të fitojë dhe futet në zonën e Champions të La Ligas, duke fituar përballjen direkte për vendin e katërt ndaj Betis Sevilla me rezultatin 3-0. Lojtarët madrilenë dominuan pjesën e parë dhe u paraqitën disa herë në anët e Bravos, vendimtar disa herë ndaj Griezmann dhe i falur për punë centimetrash në diagonalen e Correas. Avantazhi i lojtarëve të Simeones, në tribunë për shkak të skualifikimit, erdhi në minutën e 26, kur Carrasco kaloi Montoyan me një finte të shkëlqyer dhe shënoi me të majtën në shtyllën e parë.

Në pjesën e dytë Hermoso shkoi afër dyfishimit, Willian José tentoi barazimin duke fshikulluar kryqëzimin e shtyllave në goditjen me kokë. Megjithatë, Atletico gjeti golin e 2-0 në minutën e 63 falë autogolit të Pezzellas, i cili devijoi në portën e tij goditjen nga këndi të Griezmann. Në minutën e 80 ka kohë edhe për trisin e firmosur nga Joao Felix, i nisur në kundërsulm nga një pasim i gjatë që i lejoi atij të mposhtë Bravon. Me këtë fitore, Atletico Madrid shkon në 22 pikë, vetëm dy pikë më pak se vendi i parë, ndërsa Betis qëndron pak më pas, me 21, me një ndeshje më shumë të luajtur. Madrilenët shkojnë kështu plot besim për ndeshjen ndaj Liverpoolit, të mërkurën mbrëma, në Champions League.