Atalanta nuk e sheh më fundin e tunelit. Të besuarit e Gasperinit, të eliminuar nga Europa League në mesjavë, humbasin edhe në kampionat, të mposhtur 2-1 në shtëpi nga Verona, në ndeshjen e fundit të javës së 33 të Serie A. Venetët, që në total goditën tre shtylla, zhbllokuan ndeshjen me Ceccherinin në shtesën e pjesës së parë. Verona dyfishoi rezultatin falë autogolit të Koopmeiners: goli i parë 19 vjecarit Scalvini nuk mjafton për rikuperimin e bergamaskëve.

Mund të ketë qenë një arritje e madhe, por sezoni i Atalantës do të jetë me shumë mundësi asgjë. Pasi përshëndeti Europa League, skuadra e Gasperinit humbet 2-1 në shtëpi edhe ndaj një Verone të jashtëzakonshme, duke u larguar nga zona e Europës. Zikaltrit, përveçse pak kaotikë në nivel teknik, dukeshin edhe pak të shkarkuar emocionalisht pasi kanë parë të shuhen të gjitha objektivat sezonale. Nga ana tjetër, Verona ishte brilante: mund të kishte hequr dorë nga kampionati duke qenë se nuk kishin më objektiva të mëdhenj, por vazhdon të bëjë ndeshje të shkëlqyera.