Chelsea e supriza Villareal janë dy skuadrat e fundit që shkojnë në cerekfinale të Champions League pas fitoreve në ndeshjet e kthimit të 1/8 të kompeticionit. Kampionët në fuqi, të fortë nga 2-0 e ndeshjes së parë, shkojnë të fitojnë edhe në Lille 1-2, duke kaluar pa probleme raundin. Befasia është dalja e Juventus nga turneu, i tronditur nga një 0-3 në Allianz nga Villareal. Spanjollët shënuar tre gola në 12 minutat e fundit, duke shpartalluar formacionin e Allegrit.

JUVENTUS 0-3 VILLAREAL
Juventusi rrëzohet 0-3 në ndeshjen e dytë të raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit, pasi kishte barazuar 1-1 në ndeshjen e parë, duke i dhënë lamtumirë kompeticionit. Bardhezinjtë dominuan për një kohë të gjatë në lojë dhe me raste, por kapitulluan në goditjen e parë reale të kundërshtarit (78′), për shkak të penalltisë së shkaktuar nga Rugani dhe të transformuar nga Moreno. Më pas goli i Torres mbylli praktikisht rezultatin (85’), ndërsa penalltia e Danjumës në shtesë vetëm i dha përmasa humbjes së Allegrit. Juventus del kështu në raundin e 1/8 për të tretin vit radhazi. Ashtu si vitin e kaluar, madje edhe dy vite më parë: Juve nuk kaloi 1/8 e Champions League, këtë herë i eliminuar nga spanjollët e Villarreal, që mundën 3-0 ekipin e Allegrit në Allianz Stadium falë dy penalltive nga Gerard Moreno dhe Danjumas, të ndara nga goli i Pau Torres në minutën e 85. Juve, pasi kishte fituar gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi, iu dorëzua specialistit të Europa League, Emery që nuk kishte kaluar asnjëherë përtej 1/8 në Champions League.

LILLE 1-2 CHELSEA
Chelsea konfirmoi epërsinë ndaj Lille dhe, pas fitores 2-0 në Stamford Bridge, u imponua edhe ndaj Pierre-Mauroy, këtë herë 2-1 me përmbysje, për të siguruar një vend në çerekfinalet e Champions League. Ndeshja nisi me ritëm të ngadaltë: anglezët u dukën më të gatshëm për të mbrojtur rezultatin me zotërim të topit sesa për të goditur mbrojtjen kundërshtare. Të besuarit e Tuchel duket se ishin në gjendje të kontrollonin ndeshjen, por jeta e tyre u ndërlikua në minutën e 36, kur një prekje me dorë nga Jorginho bindi arbitrin Massa (i ndihmuar nga VAR) të akordojë penalltinë për Lille. Nga pika e bardhë Yilmaz kalon francezët përpara. Kampionët në fuqi të Europës nuk dorëzohen dhe gjetën barazimin në shtesë: Jorginho shpiku një pasim të shkëlqyer vertikal për Pulisic, i cili me një diagonale të saktë barazoi 1-1. Në pjesën e dytë Chelsea fillimisht u frikësua nga goditja me kokë e Xekës, që përfundoi drejt shtyllës. Pasi kaloi rreziku, Blues mbyllën cështjen kualifikim duke kaluar në avantazh në minutën e 71 me Azpilicuetan. Për Chelsea mjaftoi kontrolli për të mbrojtur 2-1 e marrë në transfertë, që vlen një vend komod në çerekfinalet e Champions League.