Kreu i  PD-së, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të votojë vettingun në politikë. Kryedemokrati u zotua se është i gatshëm të jetë personi i parë që do hyjë në filtër, pas tij kërkoi të jetë Rama dhe të gjithë deputetët e politikanët me radhë.

Basha po ashtu i tha Ramës që të mos merret me punët e demokratëve se nuk ka gjë që e shpëton atë për t’i dhënë fund këtij rrugëtimi me mua në krye.

“Bëhu ti burrë njëherë dhe votoje vetingun e politikanëve, ti marrim me rradhë, dhe ndryshe nga rregulli vjetër të mos e fillojhmë nga plaku por nga i riu e bëj unë i pari, bëje ti i dyti dhe pastaj të tjerët me rradhë nga i pari  te i fundit.

E ke fare të thjeshtë do ti japësxh fund këtij monologu që bën këtu, të ka shtetuar mundësia për të mos përsëritur të njëjtat figura letrare, voto vetingun lëri demokratët s ei kanë gjëra te qarta dhe ska gjë që të të shpëtojë ty nga vendimi i tyre për të të rrëzuar ty”, tha Basha.