Kryedemokrati Lulzim Basha ka risjellë një pjesë nga fjala e tij në Kuvend një ditë më parë në lidhje me vettingun e politikanëve. Basha u shpreh se frika e pak njerëzve që kanë shpërdoruar dhe shpërdorojnë besimin e qytetarëve nuk pengon aspiratën e shumicës dërrmuese të qytetarëve.

“Frika e pak njerëzve që kanë shpërdoruar dhe shpërdorojnë besimin e qytetarëve, nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, për një ndryshim rrënjësor, që e ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndërrimin e kësaj salle në një strehë për të korruptuarit dhe përfaqësuesit e krimit”, shkruan Basha.