Ditën e sotme gratë festojnë, por Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë vendosi të marshojë rrugëve të qytetit.

I pranishëm mes marshit ishte dhe Albin Kurti, partia e të cilit do të marrë së shpejti drejtimin e vendit duke krijuar qeverinë bashkë me Lëvizjen e Vjosa Osmanit.

Në një status në FB, Albin Kurti shkruan se Kosova duhet të jetë më e barabartë, dhe lufta për barazi shoqërore të nënkuptojë edhe atë për barazi gjinore.

Albin Kurtikosovelevizja vetevendosje