Të gjithë kemi zakone të këqija që përpiqemi t’i luftojmë dita ditës.


Elon Musk, njeriu më i pasur në botë nuk mund të bëjë përjashtim dhe ai ka gjëra që dëshiron të ndryshojë dhe madje edhe kur zgjohet në mëngjes. Një zakon i keq që nuk e pëlqen dhe me siguri shumica prej nesh e kemi.

 

Ai e zbuloi këtë në një intervistë të fundit me CNBC duke thënë: “Unë kam një zakon të keq, të cilin dyshoj se e kanë edhe shumë njerëz, të kontrolloj telefonin tim sapo zgjohem në mëngjes ”, duke shtuar, “Është një zakon i keq i tmerrshëm, në fakt.”

 

Siç theksoi ai, dëshiron ta zëvendësojë atë me stërvitje, që do të thotë se 20 minutat që kontrollon emailet dhe rrjetet sociale duhet t’i kushtohen ushtrimeve të trupit të tij.