Zemërimi i Juventusit për vendimet e arbitrit të Irratit në ndeshjen kundër Interit mund të perceptohet i gjithi në fjalët e thëna për Sportmediaset nga Adrien Rabiot: “Është e vështirë të fitosh kur luan 11 kundër 12: në ndeshjet e ardhshme shpresoj të kemi një arbitër më të mirë. Është gjithashtu e rëndësishme të thuhet kur gjyqtari gabon dhe sonte ai gaboi shumë për mendimin tim”.

Koncepti i mesfushorit francez është përsëritur edhe në Instagram: “Shumë keq për rezultatin, por është e vështirë të luash 11 kundër 12!”