Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot në Durrës me përfaqësuesit kryesor të biznesit të turizmit në këtë rajon për të shpjeguar programin e PD-së për turizmin. Kreu i opozitës u shpjegoi bizneseve efektet që do të ketë programi i tij nëse vjen në pushtet pas 25 prillit. Ai premtoi se industria e turizmit do të ketë një rritje me 8 deri në 10% dhe se ai planifikon të dyfishojë numrin e të punësuarve në këtë sektor.

Në rrafshin e objektivave të drejtpërdrejta  që kanë të bëjnë me turizmin, synimi kryesor është  që brenda 4 viteve  industria të ketë  një rritje nga 8 në 10% dhe këtu padiskutim përjashtojmë pjesën e udhëtimit, që është pothuajse edhe njëherë kaq. Flasim vetëm për turizmin dhe jo për udhëtimin, së bashkë me udhëtimin na shkon 22%. Në praktikë kjo do të thotë, të dyfishojmë numrin e të punësuarve në sektor. Në praktikë kjo do të thotë synojmë  një rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti. Këto janë objektivat. Instrumente sesi duhet bërë kjo.

Si indtrument për ta arritur këtë, Basha ka përmendur taksën 6% që duhet zbatuar për të gjithë operatorët turistikë. Sipas tij vetëm kështu mund të zhvillohet më tej sektori i turizmit në vendin tonë dhe të mos mbetet në llucë, siç ka qenë këto 8 vite. Basha tha se vendi ka një potencial të jashtëzakonshëm por nuk pa mbështetje dhe e gjithë kjo sipas tij do t¥ ndryshojë pas 25 prillit.

“Një pjesë e madhe e investimeve publike do të shkojnë drejtpërdrejt në ndihëm të turizmit qoftë kjo në planin e infrastrukturës rrugore padiskutim të infrastrukturës që mbështet furnizimin me ujë të pijshëm me energji të pandërprerë dhe në të gjitha aspektet e tjera të cilat janë të domosdoshme për të siguruar një sezon turistik normal dhe një sezon turistik që shkon përtej gjatësisë aktuale e cila është totalisht e paqëndrueshme në kuptimin e investimeve që keni bërë dhe e përfitimeve që prisni të merrni dhe është totalisht e papërputhshme me potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi” tha ai.