Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili paralajmëroi vendosjen e reciprocitetit me Serbinë. Në një ceremoni të prezantimit të armëve dhe aparateve ushtarake të Ministrisë së Brendshme dhe ushtrisë serbe, ai u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë deklaratë.

Vuçiç tha se Kurti e ka të pamundur të ndikojë në lëvizje irracionale. “Për të ndikuar në lëvizje iracionale është absolutisht e pamundur. S’mund të ndryshosh asgjë këtu”, tha Vuçiç.

Kreu i shtetit serb pritet të takohet sot në Beograd me përfaqësuesit e listës serbe.