veliaj6
Ish Ministri që krenohej se po bënte shumë për ish të përndjekurit nuk ka shpëtuar pa një gafë edhe në drejtim të tyre. Duke komentuar gjendjen në të cilën Bashkia aktuale i ka lënë kafshët ErionVeliaj e ka krahasuar në mënyrë të habitshme gjendjen e tyre me atë të ish të burgosurve politikë të rregjimit komunist në burgun e Spaçit. Një ish i përndjekur më tha:” ky nuk është kopsht zoologjik po është Spaçi i kafshëve”, tha Veliaj me një krahasim të pavend ndërkohë që po paraqiste projektin për kopshtin e ri zologjik. Por se si mund të krahasohet gjendja e mjerë e një ujku dhe 5 lamave me persekutimin e të dënuarve të ndërgjegjjes, këtë vetëm kandidati i të majtës për Tiranën mund ta dijë.