Veliaj: E mora vesh mbledhjen e këshillit bashkiak nga televizori i burgut

Në vijim të seancës në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj vijoi duke e cilësuar procesin e shkarkimit si një akt të padrejtë, të kryer pa respektuar procedurat ligjore dhe pa i dhënë mundësinë të paraqiste qëndrimin e tij përpara Këshillit Bashkiak të Tiranës.

“Zonja gjykatëse, ju falënderoj për pyetjen. Në 10 vite si kryebashkiak, ka dy mënyra si flitet në këshill: ose kur thërret kryetari, ose kur ka vendime të rëndësishme. Ka edhe një rast të tretë, kur e thërret vetë këshilli por edhe atëherë duhet të thërrasë kryetarin. Unë nuk mora asnjë ftesë nga këshilli, por një njoftim nga sekretari, që nuk është anëtar i zgjedhur i tij,” tha Veliaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top