Avokatët e Amber Heard apeluan zyrtarisht humbjen e saj në një çështje shpifjeje të ngritur nga Johnny Depp, duke argumentuar se kishte disa gabime në gjyq, sipas raportimit nga Los Angeles Times.


Nga betejën gjyqësore e Johnny Depp dhe Amber Heard, thuhet se asaj është bërë padrejtësi, në bazë të raportit që avokatët e saj kanë paraqitur. Gabimet e listuara përfshijnë se çështja u gjykua në Virxhinia dhe se gjykata në mënyrë të pahijshme e ndaloi Heard-in të paraqiste disa prova.

 

Në fillim të nëntorit, ekipi ligjor i Depp apeloi vendimin e gjykatës për t’i dhënë Heard 2 milionë dollarë, raportoi LA Times.

 

Sipas LA Times, çështja tani do të shkojë në një panel gjykatë, prej tre gjyqtarësh për një vendim. Heard e paraqiti apelin në Gjykatën e Apelit në Virxhinia më 23 nëntor, sipas LA Times.

CNN ka kontaktuar me avokatët që përfaqësojnë Heard dhe Depp për koment dhe për të marrë një kopje të ankesave./