Variantet e reja të Covid-19 janë kthyer në një shqetësim serioz për autoritetet shëndetësore në Itali.

Derivati që shqetëson më shumë specialistët tani është ai brazilian me të cilin u zbulua një nxënës në një shkollë të kryeqytetit.

Si pasojë e mutacioneve të reja në qarkullim, nga sot 14 komuna të Emiglia Romagna-s ngjyrosen me portokalli të errët, çka nënkupton shtrëngimin e masave përfshi edhe mbylljen e shkollave.