Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka lënë Shqipërinë për të vijuar me vizitën në Kosovë.

Ai të parin ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë të përbashkët.

Vizita e Varhelyi shënon edhe ardhjen e vaksinave të para nga BE për Kosovën, teksa ai premton se po bëhen përpjekje për doza të tjera në të ardhmen.