Bashkimi Europian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë vendosur të mbështesin vaksinimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Projekti i cili kap shifrën mbi 7 milionë euro ka në fokus vaksinimin e popullsisë në këtë rajon të sigurt dhe efektiv të popullatës në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt do të ndihmojë në përgatitjen e rajonit për pritjen dhe administrimin efektiv të vaksinave COVID-19, përfshirë ato të marra nga COVAX dhe përmes mekanizmit të ndarjes së vaksinave të BE me Shtetet Anëtare të BE. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi në “Twitter” nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

“Me këtë projekt të ri për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor në partneritet me OBSH, BE vazhdon të japë angazhimin e saj për të mbështetur partnerët tanë në trajtimin e pandemisë që nga fillimi i saj. Projekti vjen në krye të paketës sonë prej 70 milion euro për të mbështetur aksesin në vaksinat për rajonin dhe për të siguruar pajisjet e nevojshme për fushatat”, shkuan Olivér Várhelyi.