Vanessa Bryant është shfaqur së fundmi në kopertinën e “People” dhe ka folur për jetën e saj pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj , Kobe Bryant dhe vajzës së tyre Gianna.

Vanessa u shpreh se nuk ndihet shpesh e fortë për t’ia dalë mbanë, por vajzat e saj Natalia, Bianka and Capri, e kanë ndihmuar që të mos dorëzohet“Fëmijët e mi më japin forcë për të ecur para. Ka ditë shumë të vështira, por po përpiqem t’ia dal. Po ndërtoj ditë të bukura për vajzat e mia dhe e di që Kobe dhe Gianna më mbështesin nga lart. Megjithëse dhimbja është e paimagjinueshme,  familja ime nuk do të jetë po njëlloj duke vajtuar shtrirë në krevat . Por, duke u ngrejtur dhe ecur cdo ditë përpara do të bëjë që unë dhe vajzat e mia të kemi ditë më të mira”, ka rrëfyer Vanessa.