Presidenti Biden të enjten kritikoi programin e vaksinimit kundër koronavirusit që ai e trashëgoi nga paraardhësi i tij, Donald Trump, dhe u bëri thirrje amerikanëve që të kenë durim ndërsa ai përpiqet ta përmirësojë atë.

Ai tha se programi ishte në një “gjendje shumë më të keqe” se sa e kishte menduar.

“Ne nuk do të rregullojmë të gjitha gjërat menjëherë, por do t’i rregullojmë ato”, tha ai në komentet që bëri në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Bethesda të Merilendit.

“Ndërsa shkencëtarët bënë punën e tyre në zbulimin e vaksinës në një kohë rekord, paraardhësi im nuk e bëri punën e tij për t’u përgatitur për sfidën masive të vaksinimit të qindra miliona amerikanëve”, tha Presidenti Biden.