Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi periudhën e muajit shtator për kryerjen e vaksinimit nga ana e arsimtarëve, personelit mjekësor dhe studentëve.

Në një pyetësor të realizuar nga PortaliStudentor.al me 484 studentë, 80% e tyre janë përgjigjur kundër realizimit me detyrim të vaksinës.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të menaxhohet kjo situatë, pasi bazuar në përqindjen e lartë të atyre që refuzojnë të marrin vaksinën, studentët duket se do të kundërshtojnë vendimin.