Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se muajt e pranverës në vendin tonë pritet të nisë vaksinimi masiv kundër koronavirusit. Efektet sipas tij do të jenë të mëdha.

“Në mars-prill-maj-qershor do të kemi vaksinim masiv, që do të këpusë si sëpatë zinxhirin e infektimeve dhe që do të mundësojë që të çlirohemi pjesërisht, por në mënyrë të konsiderueshme, nga barra e madhe e ankthit, pasigurisë, merakut për njerëzit tanë më të afër, më të dashur, për më të moshuarit, ata me sëmundje kronike. Ky është një udhëkryq.” – u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për shëndetësinë, Rama akuzoi dhe opozitën, teksa tha se ata nuk mund të besohen pikërisht në këtë kohë të vështirë të përballjes me armikun e padukshëm.