Të vaksinuarit prodhojnë antitrupa neutralizues ndaj të gjitha varianteve të virusit, përfshirë Delta. Prandaj, një dozë përforcuese është e panevojshme, të paktën për momentin. Vaksina është më efektive kundër variantit Delta sesa kundër variantit beta të “Afrikës së Jugut”.

Kompania tha se antitrupat e prodhuar nga vaksina e saj rriten me kalimin e kohës. Për shkak se vaksina J&J u prodhua më vonë se vaksinat e tjera, nuk ka shumë informacione rreth mënyrës  se si funksionon në botën reale dhe jo në provat laboratorike.

Kohët e fundit, ka pasur disa spekulime nëse vaksina me një dozë të vetme mbron më shumë se varianti Delta. Vaksina ka përdorur një teknologji të ngjashme me atë të Oxford / AstraZeneca që është me dy doza,  e cila ka rezultuar mjaft efektive kundër Delta, bazuar në të dhënat e deritanishme nga Europa (kryesisht Britania).

Një dozë e vetme e vaksinës AZ është shumë më pak efektive kundër Delta, prandaj disa shkencëtarë po shqyrtojnë faktin nëse e njëjta gjë mund të ndodhë me vaksinën me dozë të vetme J&J.