Agjencia e britanike e barnave po shqyrton një propozim për të kufizuar përdorimin e vaksinës së Oxford-AstraZeneca për të rinjtë.

Kjo u raportua nga kanali televiziv britanik 4, duke cituar burime të informuara. “Dy burime na thanë që, megjithëse të dhënat nuk janë ende të qarta, ka argumente në rritje që do të justifikonin ofrimin e një vaksine tjetër ndaj grupeve të moshave më të reja, të paktën nën 30 vjeç”.

Nënsekretari italian i Shëndetësisë Pierpaolo Sileri nuk përjashton mundësinë që EMA të vendos kufizime në kategori të caktuara.