ashmë është bërë e ditur edhe nga vetë boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk që do të ndeshet në ndeshjen kthyese me Anthony Joshuan, ai përmes një video të publikuar ka treguar se do të filloj përgatitjet për sfidën me Joshuan.


Usyk i cili në fillim të luftës në Ukrainë kishte vendosur që të ju bashkohej Forcave Ushtarake të Ukrainës, ka vendosur të largohet nga lufta dhe të përgatitet për ndeshjen ndaj Anthony Joshua e cila pritet të zhvillohet në qershor.

 

Përmes një video të publikuar në Instagram, Usyk tha: ”Vendosa të filloj përgatitjet për një revansh me Anthony Joshuan, një numër i madh i miqve të mi më mbështesin, gjithë të mirat dhe paqe, faleminderit Zotit për gjithçka.”

 

Në video e postuar të 35-vjeçarit shihet edhe një mesazh pas tij në një ndërtesë që mbante flamurin e Ukrainës dhe në të thuhej: ”Larg duart nga Ukrain, Putin!.”

Ndonëse për muajin e kaluar ka qenë e sigurt se Usyk nuk do të ndeshet me Joshuan për revansh, pasi që Ukraina është nën ligjin ushtarak, që do të thotë se asnjë mashkull mes moshës 18 deri 60 vjet vjet nuk do të lejohet të largohet nga shteti.

Megjithatë, tani, ka dalë se ekziston një përjashtim që lejon baballarët e tre prej më shumë fëmijëve nën moshën 18 vjeç të largohen nga Ukraina aktualisht.

 

Usyk në shtator të vitit të kaluar arriti të mposht Anthony Joshuan duke i marrë titujt botërorë të peshave të rënda si WBA, IBF dhe WBO, pritet që ndeshjen kthyese ta zhvilloj në qershor. /gazetametro.net