Kaosi e dëshpërimi po kaplon një pjesë të trupave ruse, thonë mediat amerikane duke cituar një zyrtar të Pentagonit, i cili shkon dhe më larg se kaq me pohimet e tij.

Zyrtari në fjalë pretendon se këta ushtarë janë duke sabotuar edhe vetë automjetet e tyre me qëllimin të shmangin luftimet. Një numër i madh trupash ruse janë të keqstërvitura, dhe të papërgatitura siç duhet për një luftë të mirëfilltë në shkallë të gjerë.

Morali mes tyre gjithashtu nuk është i lartë, e nga ana tjetër përballen dhe me probleme furnizimi, përfshirë atë me ushqime dhe karburant. Një përfundim i tillë mbështetet duket mbi dëshmitë e rusëve të kapur rob, e konsiderohet të jetë një nga arsyet përse autokolona 60 kilometra e tankeve dhe autoblindave ruse nuk avanson, por gati po zvarritet këto ditët e fundit në afërsi të Kievit.

Gjurmimi i mesazheve ruse po kështu tregon raste kur trupat kanë refuzuar t`i binden urdhrave të komandës qendrore për të bombardimin e qyteteve ukrainase, sepse nuk “duan të vrasin civilë”.

Zyrtari i Pentagonit megjithatë e lë të hapur mundësinë që krerët ushtarakë rusë, të cilët drejtojnë autokolonën e armatosur, mund t`i rimendojnë planet e tyre të betejës mbi mënyrën sesi do të lëvizin për të rrethuar krejtësisht e për të marrë kryeqytetin e Ukrainës./ TCh