Siç mund ta dini tashmë, të rriturit duhet të flenë jo më pak se 7 orë në natë, por për shkak të stresit, kjo mund të mos jetë aq e lehtë për t’u bërë.

Fatmirësisht, ka një mori ushqimesh që sjell stina e vjeshtës, të cilat mund t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë të rehatshëm.

Cilat janë 6 ushqimet e këtij sezoni që mund t’ju ndihmojnë të flini sa më mire?

Bajamet

Sipas studimeve, bajamet mund t’i ndihmojnë njerëzit të flenë më mirë për shkak të magnezit që gjendet në to. Teoria që ekspertët mbështesin është se magnezi vepron duke qetësuar sistemin nervor qëndror.

Kështu, ju do të ndiheni më të relaksuar dhe do të bëni një gjumë më të qetë. Konsumi i 100 g bajamesh do të plotësojë 20% të vlerës ditore të rekomanduar për magnez.

Mollët

Një nga frutat e mrekullueshme që vjeshta sjell janë edhe mollët. Duke qenë se kanë një sasi të lartë të vitaminës C, ato mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak, të presionint të gjakut dhe gjithashtu të ndihmojë në përmirësimin e frymëmarrjes.

Kjo, nga ana tjetër, mund t’ju ndihmojë të flini më shpejt dhe të qëndroni në gjumë për më gjatë.

Patatet e ëmbëla

Patatet e ëmbëla, janë një shoqërues i shijshëm për çdo vakt vjeshte. Ato kanë gjithashtu veti relaksuese që mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë. Konsumi i fibrave sipas ekspertëve ndikon në zgjatjen e fazës së gjumit të thellë. Dhe duke qenë të mbushura me fibra, patatet e ëmbla mund të shërbëjnë si një meze perfekte para gjumit.

Boronica e kuqe

Boronicat e kuqe janë një nga ato fruta që jo vetëm që kanë shumë shije, por përmbajnë gjithashtu edhe plot vitamina të rëndësishme.

Ato janë të pasura me vitaminë C, e cila mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit. Nivelet e ulëta të vitaminës C në organizëm shoqërohen me gjumë të keq dhe pagjumësi.

Arrëmyshku

Arrëmyshku njihet si një erëz që përdoret veçanërisht gjatë muajve të vjeshtës. Por ai është shumë më tepër se kaq. Kjo erëz mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit, në uljen e presionit të gjakut, të ndihmojë në relaksimin e enëve të gjakut dhe gjithashtu mund të ndikojë pozitivisht në gjendjen shpirtërore.

Të gjithë këta faktorë luajnë një rol të rëndësishëm në cilësinë e gjumit