Studentët që duan të studiojnë në Universitetin e Tiranës do duhet të “luftojnë” më shumë krahasuar me një vit më parë pasi kuotat e pranimit janë më të limituara. Për herë të parë në 5 vite, kuotat e lira për studentë të rinj ka rënën nën 5000.

4902 studente të rinj janë parashikuar të ulen në auditorët e Universitetit me të madh dhe më të rëndësishëm të vendit atij të Tiranës me gjashte fakultete. Në kuotat e miratuara nga senati i Universitetit të Tiranës për vitin e ri akademik, nuk janë të përfshira kuotat për studentët nga trojet shqiptare apo shtetasit e huaj. Senati akademik ka shkurtuar me dhjetëra kuota në degë që kërkohen pak nga gjimnazistët. Ekspertët flasin për ulje të kërkesës për të studiuar në universitetet publike. Shumë të rinj kanë kthyer sytë nga universitetet e akredituara private si dhe ato jashtë vendit.

Në gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës, më i prekur nga “gërshërët” e shkurtimeve në kuota është ai i Gjuhëve të Huaja, i cili do të presë 135 studentë më pak se viti i shkuar. Gjuha gjermane do të ketë ulje ne kuota pas një “bumi” kërkesash në vitet e fundit. Po ashtu edhe gjuha frënge dhe ajo italiane, spanjolle, ruse dhe greke. Për gjuhët ruse e greke mezi formohet numri dhjetë i studentëve, si kusht për të mbajtur hapur një profil studimi. Gërshërët e shkurtimeve kanë prekur dhe fakultetin e Histori Filologjisë.

Dega e Historisë ka pësuar ulje drastike me 70 studente më pak se vitin e kaluar, ndiqet nga Gazetaria me vetëm 80 pranime nga 120 qe ishte një vit me pare, Arkeologjia dhe Gjeografia. Në Fakultetin e Shkencave Sociale, e vetmja dege me kuota më të ulura është Filozofia e cila do te ofroje 10 vende me pak krahasuar me vitin e kaluar. Fakulteti i Drejtësisë me programin 5 vjeçar nuk i ka ndryshuar kuotat dhe ofron te njëjtën numër pranimesh, 640 studente. Edhe Fakulteti i Shkencave të natyrës mbetet i paprekur këtë vit.