Beatrix Ramosaj vazhdon të komentohet për lidhjen dhe më pas ndarjen nga Donald Veshaj.


Ajo pak minuta më parë ka publikuar këngën e dytë që nga dalja e saj nga ‘BBV’.

 

Këngëtarja ka sjellur bashkëpunimin me Dj Geek, të titulluar “Ma shumë se ti”.

 

Ashtu siç ishte parashikuar, e gjithë kënga është dedikim ndaj Donaldit.

Edhe pse për teksin dhe muzikën është përkujdesur Vig Poppa, duket se e ka shkruajtur vet këngëtarja.

Përmes tekstit të këngës Trixa i drejtohet Donaldit me këto fjalë: Dikush ma mirë se ti ka me dëshmu se ndoshta mu më don ma shumë se ti.

 

Ndër të tjera ajo shprehet edhe e përdorur nga ana e ish banorit dhe aktorit Donald Veshaj.

Trixa është paragjykuar shumë për lidhjen e saj me Donaldin, madje atë edhe e kanë bullizuar.