Shqipëria mbizotërohet nga motit i kthjellët dhe vranësira të lehta gjate orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, më të theksuara ne zonat malore. Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin përmirësim të motit duke ri-kthyer kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Republika e Kosovës

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta por pas-mesdite pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës duke sjellë rrebeshe shiu dhe mini-stuhi breshëri. Orët e vona të pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit duke ri-kthyer kthjellimet në Kosovë.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëve të para të ditës por pas- mesdite dhe pasditja do të kenë herë pas here vranësira në pjesën më të madhe të MV duke rrezikuar shira, herë pas here në formë shtrëngatash. Parashikohet që gjatë natës kthjellimet të jenë sërish prezente pothuajse në të gjithë MV.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Evropian do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. Ndërsa Alpet e Evropës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira,  rrebeshe shiu dhe mini-stuhi ere. Po ashtu, Evropa Lindore dominohet nga vranësira dhe shira të përkohshëm.