Çmimet e naftës, benzinës dhe gazit kanë pësuar ulje të lehtë këtë të premte. Bordi i i Transparencës vendosi të ulë sot naftën me 6 lekë, benzinën me 7 lekë dhe gazin me 2 lekë.  Nafta nga sot do shitet 243 lekë për litër, benzina 235 lekë për litër dhe gazi 81 lekë për litër.

Vendimi i bordit:

Bordi i Transparencës në datë 1 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 235 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.