Nga dita e sotme ulet fasha e vaksinimit. Ministrja Ogerta Manastirliu e cila po ndjek nga afër vaksinimin e qytetarëve në qendrën e vaksinimit të përqendruar në Sheshin “Skënderbej”, u bëri apel të gjithë qytetarëve +50 që t’i drejtohen mjekut të familjes ose të aplikojnë në portalin e-Albania.

“Ulet në +50 vjeç fasha e vaksinimit. Të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe duhet t’i drejtohen mjekut të familjes ose të aplikojnë në portalin e-Albania për të kryer sa më parë vaksinën anticovid”, njofton Manastirliu.

Deri më tani, në vendin tonë janë kryer mbi 880 mijë vaksinime, me objektivin për të arritur deri në 1 milion vaksinime brenda qershorit.