Ukraina ka akuzuar Rusinë për “shantazh” ndaj komunitetit ndërkombëtar pasi zëvendësministri i Jashtëm rus Andrei Rudenko shprehu mundësinë për zhbllokimin e porteve në Detin e Zi në këmbim të heqjes së disa sanksioneve, shkruan BBC.

Portet e Ukrainës në Detin e Zi janë bllokuar që kur Rusia nisi pushtimin, Bllokada ka ndikuar në furnizimin me ushqime në të gjithë botën, duke çuar në mungesë të grurit dhe vajit të gatimit.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të vajit të grurit, misrit dhe lulediellit.

“Nuk mund të gjesh një shembull më të mirë të një shantazhi në marrëdhëniet ndërkombëtare,” tha Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në Davos.

Ai bëri thirrje për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, duke thënë se koncesionet ndaj vendit nuk kanë funksionuar kurrë.

“Pas tre muajsh lufte, mesazhi im është i thjeshtë: bllokoni eksportet ruse. Ndaloni së bleri nga Rusia pasi në këtë mënyrë po lejoni që ata të fitojnë para që të investojnë në makinën e luftës për të vrarë dhe shkatërruar,” përfundoi ai.