Humbjet ruse në Ukrainë llogariten në rreth 15 mijë ushtarë. Lajmi është bërë i ditur nga pala ukrainase, ndërsa shton se këto janë shifra mjaft të larta dhe që rëndojnë shumë mbi ushtrinë e Putin.
Buletini ditor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, i sapo publikuar në rrjetet sociale, flet për 15300 humbje në radhët ruse që nga 24 shkurti.

Ndërkohë Putin thuhet se po përdor, trupa të ardhura nga larg, të rinj dhe jo shumë të motivuar, ndërsa ukrainasit po luftojnë për të mbrojtur shtëpinë e tyre.