Sipas një zyrtari të lartë ukrainas, Rusia ka avantazhin në luftimet që po zhvillohen në rajonin lindor të Ukrainës Luhansk, shkruan The Guardian.

“Rusia ka avantazhin, por ne po bëjmë gjithçka që mundemi,” tha gjeneral Oleksiy Gromov gjatë një konference.

Ai gjithashtu tha se Rusia ka zhvendosur sistemet raketore Iskander në rajonin perëndimor të Bjellorusisë. Kjo ngriti mundësinë e sulmeve të reja raketore në Ukrainën perëndimore, tha Gromov.