Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, ka thënë se vendi do të ndjekë penalisht 80 kriminelë të dyshuar të luftës në mes të pushtimit rus të vendit, shkruan skynews.

Prokurorja e Përgjithshme tha se Estonia, Letonia dhe Sllovakia kishin vendosur t’i bashkoheshin një ekipi hetimor ndërkombëtar në Ukrainë.

Deri më tani janë hapur më shumë se 8,000 hetime penale në lidhje me luftën dhe janë identifikuar deri më 600 të dyshuar. Javën e kaluar, një gjykatë ukrainase dënoi një ushtar rus me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili.