Rusia ka humbur 15,800 persona që kur trupat pushtuan Ukrainën më 24 shkurt, sipas qeverisë së Ukrainës.

Autoritetet gjithashtu pohuan se forcat e armatosura ruse kanë humbur tani 1,597 automjete të blinduara, 124 helikopterë dhe 530 tanke.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në Ukrainë dhe 1,597 të tjerë u plagosën.