kombe

EFA ka nisur zyrtarisht hetimet lidhur me ngjarjet e ndodhura në Beograd gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri. Organi më i lartë i futbollit Europian ka bërë të ditur dhe çështjet të cilat do të hetojë këto dy kombëtare.

-Serbia do të hetohet për “organizim të mangët”, “fishakzjarrë të ndezur në stadium”, “prani të flakëhedhësve”, “turmë e rrëmujshme”, “zaptim fushe” nga tifozët dhe përdorim i lazerit.

-Shqipëria hetohet për “refuzim kthimi në fushë” dhe ekspozim të një “baneri të paligjshënm”.
Në datën 23 tetor do të publikohet dhe vendimi përfundimtar nga UEFA. Duhet thënë se edhe Kombëtarja Shqiptare rrezikon ndonjë ndëshkim, edhe pse ishte skuadër mike dhe pa asnjë tifoz në këtë transfertë.

Preztigjozja angleze “The Guardian” raporton se përveç Serbisë edhe Shqipëria rrezikon të përballet me sanksione të ashpra disiplinore. Sipas kësaj gazete, ishte një vendim i përfaqësueses shqiptare për t’u mos kthyer në fushë, pasi u dhunua nga tifozë, lojtarë dhe përfaqësues të sigurisë, që çoi në pezullimin e ndeshjes.

Por duket se faktori kryesor që po merret në konsideratë është “flamuri i telekomanduar”, ndërsa tanimë të dyja përfaqësueset – thotë prestigjiozja britanike – mund të goditen me sanksione të rënda.